http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë muaj qeveria synon të dalë në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar borxh në shumën 650 milionë euro. Huaja do të jetë një eurobond i ri i cili do te ketë një afat shlyerje nga 7 deri në 10 vite.Per ministren e Financave, Anila Denaj fakti qe Maqedonia e Veriut zhvilloi një proces të ngjashëm dhe mori borxh prej 700 mln euro me një normë 3.6% është një sinjal pozitiv se dhe Shqipëria do të përmbyllë këtë me sukses këtë instrument.Por si do të përdorën këto para? Minstrja konfirmoi se 250 mln euro do të shkojnë për të mbyllur borxhin e marrë në 2015. Ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për të financuar ekonominë e cila po prodhon efekte të forta negative pas izolimit nga pandemia. Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin që i hap rrugë Ministrisë së Financave të finalizojë procesin. Kjo është hera e katërt që qeveria merr borxh në tregjet ndërkombëtare Hera e fundit ishte në 2018 kohë kur qeveria mori 500 mln euro.