Rënia e bizneseve që regjistrohen aktivë ka nisur që në vitin 2019. Janë rreth 3 mijë e 700 biznese më pak të regjistruara krahasuar me vitin 2018. Të dhënat i ka bërë publike Instituti i Statistikave.
Referuar statistikave ndërmarrjet e vogla aktive që u regjistruan si të tilla për herë të parë dhe me të punësuar nga 1-4 persona ishte mbi 16 mijë biznese, duke u reduktuar me afro 2.900 krahasuar me vitin 2018.