Top News - Kuvendi i Kosovës/ Nesër seanca për qeverinë e re

2020-06-03 1

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur që seanca për votimin e qeverisë së re të mbahet nesër në ora 11:00. Këtë e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Ai nuk komentoi nëse të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të votojnë pro kësaj qeverie, megjithatë, shtoi se i kanë votat që u nevojiten. ? Nesër secili ka mundësinë të japë vlerësimin e vet përmes diskutimit e pastaj përmes votës. Ne i kemi votat e duhura, të gjitha janë përmbyllur?, tha ai. I pyetur nëse kanë diskutuar për kryeparlamentaren Vjosa Osmani, nëse do ta drejtojë ajo seancën, Gashi u përgjigj se për këtë temë vendos ajo vetë. LDK-ja e dorëzoi një ditë më parë në Kuvend kërkesën për séancën e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet qeveria me në krye Avdullah Hotin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#TopChannel