#tvora #rtvoranews
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Gjatë operacioni janë sekuestruar nargjile, ambalazh e produkte me logo të paautorizuara dhe sende të tjera.
"Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: një sasi 21 kg qese ambalazh, e dyshuar e falsifikuar, logo, markë e patentë nga subjekte të paautorizuara (të paregjistruara nga markat dhe patentat), 370 kova plastike me produkte akcize nargjile, e gatshme për t?u hedhur në treg, 33 shishe me kimikate përzierësish dhe aromatizues të ndryshëm, një kovë me 15 kg produkt nargjile i papërzier, 12.000 pipza për nargjile, 64 komplete (aparate) për të konsumuar nargjile, aparate përzierjeje dhe përpunimi nargjile, disa dokumente dhe një automjet" njofton policia.
Në pranga ka rënë një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.Në gjendje të lirë po hetohet edhe një shtetas i tretë.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/hyne-ne-shqiperi-pa-paguar-akcize-sekuestrohen-nargjile-nje-ne-pranga
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp