TIRANË-Një person është arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë në kuadër të një operacioni që goditi falsifikimin e dokumenteve dhe kontrabandën me mallra për të cilat paguhet akcizë. Nga operacioni u sekuestrua nargjile, ambalazh e produkte me logo të paautorizuara dhe sende të tjera. Në pranga u vendos E. Ç. 21 vjeç, banues në Tiranë, u shpall në kërkim S. J. dhe u procedua në gjendje të lirë L. R. Sipas policisë E. Ç. që u arrestua në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprat penale.
Policia sekuestroi 21 kg qese ambalazh, e dyshuar e falsifikuar, logo, markë e patentë nga subjekte të paautorizuara (të paregjistruara nga markat dhe patentat), 370 kova plastike me produkte akcize nargjile, e gatshme për t?u hedhur në treg, 33 shishe me kimikate përzierësish dhe aromatizues të ndryshëm, një kovë me 15 kg produkt nargjile i papërzier, 12.000 pipza për nargjile, 64 komplete (aparate) për të konsumuar nargjile, aparate përzierjeje dhe përpunimi nargjile, disa dokumente dhe një automjet. Sipas policisë këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri nga pika të ndryshme kufitare, duke shmangur tërësisht detyrimin doganor.