Vetëm një ditë para rifillimit të kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana e programuar për tu luajtur të mërkurën në orën 17:00 një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv me koronavirus.
Lojtari i prekur, Eridon Qardaku, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Edicionin e Lajmeve në Top Channel është shprehur se ndihet shumë mirë nga ana shëndetësore dhe nuk ka asnjë lloj shqetësimi.
?Ndihem shumë mirë, përveçse kam dal pozitiv sipas testit unë nga ana shëndetësore jam shumë mirë, jam në gjendje normale, jam munduar të stërvitem në kushte shtëpie. Madje, momentalisht po mendoja të nisja një seancë stërvitore, kaq mirë ndihem. Nuk kam asnjë lloj shqetësimi, simptoma kam pasur vetëm një temperaturë shumë të lehtë. Testin e kam bërë më tepër për siguri, për momentin ndihem shumë mirë, tani të ja lejmë kohës?, shprehet Qardaku.
Më tej ai shton: ?Unë do doja të kisha bërë edhe një test tjetër sepse nuk jam shumë i sigurt për testin e parë, sepse siç e dimë ka pasur edhe raste të tjera që testi i dytë ka dal negativ?.
I pyetur nëse ka pasur kontakte me shokë të skuadrës ai thotë:
?Jo. Kam udhëtuar një javë më parë sepse kam pasur një dëmtim në kaviljen e djathtë dhe kam ardhur që të bëj rikuperimin në shtëpi dhe dje duke udhëtuar drejt Ballshit, sapo kam mbërritur kam ndjerë si shqetësim një temperaturë shumë të lehtë dhe shumë pak ethe. Kam pasur pak ftohtë natën dhe ja lash asaj. Dhe për siguri, edhe presidenti u tregua i gatshëm, e kapi situatën në kohë, bëra tamponin prita përgjigjen dhe dola pozitiv dhe nuk kështu nuk pata kontakt me asnjërin sepse presidenti e kapi në kohë?.
I pyetur se nga dyshon se mund të jetë prekur me Covid-19 ai shprehet se nuk e di se ku mund ta ketë marrë pasi ka respektuar me përpikmëri çdo rregull.
?Kjo është arsyeja se pse ju thash më parë do kisha dasht të bëja një test tjetër, sepse unë gjatë karantinës kam qenë shumë i rregullt, edhe në shtëpi kam ndenjtur dy javë pa asnjë kontakt të jashtëm, nuk e di se ku mund ta kem marrë?.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EridonQardaku#By...