Ora News- E shkatërroi makina pas përplasjes, drejtoria e policisë në Elbasan mbetet pa portë

2020-06-03 1

#tvora #rtvoranews

Prej kësaj të marte, drejtoria vendore e policisë së Elbasanit ka mbetur pa portë të jashtme.

Shkak u bë dëmtimi që mori pas goditjes nga një mjet tip "Fuoristradë" i cili drejtohej nga Bledar Lazareni.

Ky i fundit pasi u përplas me një tjetër mjet, në përpjekje për të ikur me shpejtësi goditi portën e jashtme të komisaritit dhe përfundoi në oborr.

Lazareni pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Menjëherë blutë kanë nisur matjet e vendit të ngjarjes ndërsa pritet që drejtuesit të mjetit ti bëhet edhe testi i alkoolit për të kuptuar nëse ka qenë nën efektin e tij apo jo.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/e-shkaterroi-makina-pas-perplasjes-drejtoria-e-policise-ne-elbasan-mbetet-pa-porte

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange