Uniko - Zhdukja e Riku Beut, flet vellai: Ne Maqedoni kishte hyre pa dokumente

2020-06-03 1

Prej dy muajsh, 35-vjeçari Riku Beu nga fshati Kryevidh i Kavajës ka humbur kontaktet dhe rezulton të jetë i zhdukur. Emisioni ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus ka ndjekur të gjithë këtë ngjarje misterioze, dhe ka zbuluar se një kufomë e gjetur e groposur në Shkup mund të ketë lidhje me zhdukjen e 35-vjeçarit nga Kavaja.

Vëllai i Riku Beut, Dritan Beu, ka folur për emisionin ?Uniko? dhe ka treguar se 35-vjeçari shkonte shpesh në Maqedoninë e Veriut. Ai ka zbuluar se vëllai i tij kalonte kufirin ilegalisht pasi nuk dispononte dokumente.

Dritan Beu: Vëllai im kishte shumë kohë që shkonte në Maqedoni. Për hyrje-daljet më duket se ai nuk ka pas hy nëpër dogana sepse i kanë pas humbur dokumentet. Për këtë personin që është gjetur atje, kontaktova me atë atje dhe më tha të presim për ca ditë dhe do të lajmëroj. Edhe s?kam vazhduar më tutje për këtë... Do kontaktoj domethënë që të marr vesh është apo nuk është vëllai.

Spartak Koka: Ky personi që po të kontakton kush është, i njohuri juaj apo i njohur i vëllait?

Dritan Beu: Është i njohur i vëllait, shoku i tij është nga Maqedonia. Nga ata që kam folur në telefon nuk njoh asnjë. Dyshime kemi se të zhduket personi kështu kemi dyshime. Ky Berati ka qenë personi i fundit që ka qenë duke pirë kafe me vëllain. Më 7 Mars ka qenë kjo takimi i fundit.

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/