5 lloje ushqimesh ose pijesh që mund të ndikojnë negativisht në humorin tuaj

2020-06-03 5

5 ushqime që mund të ndikojnë negativisht në humorin tuaj
Disa ushqime apo pije, mund të jenë mjaft të shijshme por nga ana tjetër ndikojnë për të krijuar një ndjenja shumë negative. Sipas ekspertëve disa nga ushqimet që ndikojnë së tepërmi negativisht në humorin tuaj janë sheqeri dhe karbohidratet. Nëse konsumoni sasi të konsiderueshme të këtyre ushqimeve, do të përfundoni me simptoma si humor I keq, ankth apo vështirësi për tu përqëndruar në punën tuaj.
Por cilat janë këto 8 ushqime apo pijeve që ndikojnë më shumë në humorin tuaj sipas nutricionistëve?
Alkooli
Sasi të vogla të alkoolit nuk janë të dëmshme, madje edhe mund ta përmirësojnë humorin tuaj por konsumimi rregullisht I tij apo konsumi në sasi të mëdha mund të përkeqësojë humorin tuaj. Sipas studimeve, alkooli ndikon negatisht në terma afatgjatë për shëndetin tonë, prandaj është e këshillueshme jo më shumë se gjysmë gote vere në ditë.
Soda
Soda përban sheqerna të thjeshtë që trupi I thith shpejt, gjë që con në një kontaminim sheqeri në turp, me pasoja plogështi të rënde, për personin që e konsumon. Dhe zëvendësimi I sodes me një version dietik nuk është zgjidhja sepse ëmbëlsuesit si aspartame shpesh shoqërohen me ankth dhe depresion. Një studim I vitit 2014 tregoi një lidhje midis pijeve të ëmbla me sëmundje si depresioni dhe ankthi tek të moshuarit. Uji dhe caji janë alternative më të mira të pijeve.
Kafeina
Studiuesit rekomandojnë kufizimin e kafes dhe zëvendësimin e saj me një version pa kafein. Jo vetëm kafeja por edhe pije të tjera që kanë përmbajtje kafeine bëjnë që truri të lëshojnë dopaminë dhe serotoninë. Edhe pse në doza të vogla, ajo mund te cojë në nervozizëm, ankth dhe depresion. Por sa kafe duhet të konsumojmë në ditë? Sipas studimeve jo më shumë se katër filxhanë kafe në ditë.
Ëmbëlsirat si biskota apo kek
Biskotat dhe ëmbëlsirat e tjera, janë plot me përbërës të cilët përkeqësojnë humorin tuaj si sheqeri por lajmi I mirë është se zvogëlim I konsumit të këtyrë ushqimeve mund të japë rezultate të shpejta të nxitjes së humorit tuaj të mirë.
"Provoni të zvogëloni konsumin e sheqerit duke hequr dorë nga ëmbëlsira, biskota, pije me sheqer ose ëmbëlsues për disa ditë dhe vini re se si ndiheni," është shprehur studiuesja e këtij studimi . "Efektet përfituese shpesh mund të ndjehen shumë shpejt, madje brenda disa ditësh."
Patatet e skuqura
Ato mund te jenë të shijshme dhe një ushqim që mund të gatuhet shpejt, por patatet e skuqura janë plot me yndyr dhe përmbajnë shumë kripë. Ndërkohë mund ti zëvendësojmë me ushqime të cilat kanë karbohidrate të shëndetshme si drithërat, orizi, kuionia që e rrisin nivelin e glukoëz në gjak më ngadalë.