Lushi: Nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës, zgjidhen të gjitha çështjet ndërmjet dy shteteve

2020-06-03 0

#tvora #rtvoranews
Për veprimtarin e çështjes kombëtare shqiptare dhe ish luftëtarin e UÇK-së Uk Lushi, Lëvizja Vetëvendosje duhet të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë së re.

Uk Lushi: ''Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka marrë një vendim. Në demokraci shpesh herë mund të mos na pëlqejnë vendimet e e organeve të shtetit, mirëpo ato duhet të pranohen. Kjo nuk përjashton faktin që institucionet mund të bëjnë gabime. Unë mendoj dhe shpresoj që Lëvizja Vetëvendosje të pranojë vendimin. Ata kanë të drejtë të kontenstojnë dhe të verifikojnë kushtetueshmërinë dhe të gjitha testet juridike, por gjithmonë duhet të gjendet një zgjidhje që është institucionale dhe shtetërore.''

Në një intervistë për Ora News, ai tha se të gjitha çështjet do të zgjidhen nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës.


Uk Lushi: ''Me aq sa unë di, nuk bëhet fjalë për një ndarje të Kosovës, për arsye se nëse preket territori i Kosovës do të preket edhe territori i Serbisë. Nuk e di a do të ketë shkëmbim, sepse zgjidhja e problemeve të Kosovës me Serbinë varet nga këto shtete. Qëllimi i përfundimit i të gjitha çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë, është njohja e Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe i cili do ta ketë të drejtën të vendendosë.''


Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/lushi-nese-serbia-njeh-pavaresine-e-kosoves-zgjidhen-te-gjitha-ceshtjet-ndermjet-dy-shteteve


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange