http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin bëri të ditur se për shtete si Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre.Kësisoj lejohet hyrja e shtetasve që vijnë nga këto vende për në Shqipëri pa u karantinuar, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve. Përjashtim bëjnë vetëm ata që janë rezident në shtete e siperpërmendura apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë.Në Malin e Zi të hyjnë pa asnjë pengesë dhe kufizim vetëm qytetarët nga shtetet në listën e miratuar nga ana e tyre (shtete të cilat kanë shkallën e rasteve aktive të koronavirusit më pak se 25 për 100 000 banorë), listë në të cilën bën pjesë edhe Republika e Shqipërisë.Sa I takon Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë ?negativ? me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t?i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.