Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Acarime në kufirin kosovaro-maqedonas. Policia ndërkombëtare në Prizren ka konfirmuar incidentet e ditëve të fundit në kufirin kosovaro-maqedonas, ku pas ndërhyrjes së KFOR-it është bërë i mundur largimi i ushtrisë Maqedonase. Gjithashtu dhe policia e UMNIK-ut ka qenë e gatshmë të ndërhyjë dhe pse situata ende nuk është qetësuar.
Ndërkohë deklarata e përbashkët për tolerancë e Këshillit Tranzitor të Kosovës është mirëpritur dhe nga vetë komandanti i forcave të KFOR-it Ortunjo. Për herë të parë serb dhe shqiptarë kanë dënuar njëzëri krimet e së kaluarës dhe ato të tashme.
Të gjithë pjestarët e Këshillit Tranzitor të Kosovës kanë dënuar krimet, represionin dhe diskriminimin e ushtruar më parë ndaj shqiptarëve. Ndërkohë dhe përfaqësuesit kosovarë kanë dënuar krimet dhe dhunën e ushtruar ndaj serbëve në kohën e pasluftës në Kosovë.
Komandanti i forcave të KFOR-it ka përsëritur dhe sot se bota mbetet e fokusuar mbi Kosovën. Ndërkaq incidente të tjera kanë pasuar dje mes forcave të KFOR-it dhe serbëve. Rreth 300 serb kanë sulmuar forcat paqeruajtëse duke gjuajtur mbi ta. Një ushtar i KFOR-it është plagosur pas këtyre përleshjeve./tvklan.al
Gazetare ? Mirela Milori
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/