Shqipëria rihapi kufijtë tokësorë, por Kosova vendos kusht tamponin dhe taksë 22 € kamionëve

2020-06-03 0

Për të kaluar në Kosovë qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti vendosi dy kushte për qytetarët shqiptarë; e para të tregojnë tamponin që ka bërë dhe kanë rezultuar negativë dhe e dyta nëse nuk kanë bërë testin, të pranojë që nëse kalojnë kufirin të bëjnë 7 ditë karantinë të detyrueshme. Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës mbrëmjen e djeshme duke i kapur në befasi qytetarët shqiptarë dhe është në fuqi deri në datë 20 qershor. Edhe Greqia kërkon tamponin për të lejuar kalimin. Maqedonia vijon që të jetë e mbyllur.

Free Traffic Exchange