#tvora #rtvoranews
Rihapja e kopshteve dhe çerdheve është bërë duke zbatuar një sërë rregullash për të shmangur përhapjen e Covid 19 në këto institucione. Për të bërë dezinfektimin e mjediseve pro edhe për tu përgatitur për procesin mësimor, orari i pritjes kishte ndryshuar me 30 minuta më herët, ndërsa disa prindër thonë se nuk ishin informuar për këtë çështje.
1 qershori riktheu fëmijët në kopshte dhe në çerdhe. Dyert e këtyre institucioneve u hapën por me rregulla strikte në bazë të protokollit të miratuar për masat anti-Covid.
Ndryshe nga çfarë ka funksionuar përpara Covid, ku orari ishte 9 me 17:00 pas pandemisë, afati i fundit për t?i dërguar fëmijët në kopshte dhe çerdhe është 8:30 për t?i lënë kështu kohë stafit të kryejnë procesin e dezinfektimit dhe zbatimin e protokollit.
I njëjti ndryshim orari është edhe në përfundim të ditës, tani më jo në 17:00 por në 16:30.
Për këtë ka ende prindër të cilët nuk janë informuar.
Disa prej tyre u paraqitën para institucioneve thuajse në orën 9, ndërsa pretendojnë se nuk janë informuar për këtë ndryshim.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/femijet-rikthehen-ne-kopshte-dhe-cerdhe-ndryshimi-i-orarit-i-le-disa-pa-dere
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp