Shahini, mesazh për 1 Qershorin: Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë shëndetshëm, të sigurtë

2020-06-03 1

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ka uruar fëmijët për festën e 1 Qershorit.
?Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë të shëndetshëm, të sigurtë, pa dhunë, pa diskriminim, me mirëqenie sociale dhe të mirë-arsimuar. Ne, të rriturit dhe institucionet shtetërore, kemi detyrimin të sigurojmë këto të drejta për të vegjlit tanë?, shkruan ajo ndërsa përmend edhe disa prej politikave të ndërmarra nëpër shkollat tona në funksion të gjithëpërfshirjes:
?Në shkollë, mësuesi ndihmës ndihmon nxënësit me AK të arrijnë potencialin e tyre maksimal akademik. Politika e librave falas ndihmon në përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsim. Rregulloret e ndryshuara të shkollave mbrojnë fëmijët nga diskriminimi dhe dhuna në shkollë?.
Ndër të tjera, Ministrja Shahini thekson se ?gjashtë muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira, jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë ne. Tërmeti mori jetë njerëzish, shtëpi dhe shkolla, ndërsa pandemia që pasoi na detyroi të mbyllim shkollat plotësisht? dhe shprehet se ?pëkundër vështirësive, fëmijët treguan qëndrueshmëri dhe fleksibilitet. Bashkëpunuan me prindërit dhe mësuesit, duke kuptuar rëndësinë e shkollimit të tyre dhe punuan nga shtëpia që të mos mbesin prapa me mësime?.
Në fund të mesazhit të saj, Znj. Shahini nënvizon se ?Sfida e 6 muajve të fundit na ka mësuar shumë se si të përballojmë së bashku edhe veshtirësitë më të mëdha. Kemi arritur shumë, por kemi edhe shumë punë për të bërë. Le të shërbejë kjo festë si zotim për të mos rreshtur së bëri më të mirën për juve, gjithmonë. Gëzuar 1 Qershorin!?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BesaShahini#1Qershori#TopChannel

Free Traffic Exchange