Një princ belg që u infektua me koronavirus, pasi mori pjesë në një festë në Spanjë, kërkoi falje dhe tha se ?do t?i pranojë pasojat?.
?Më vjen shumë keq për veprimet e mia?, tha ai. Princi Joachim, 28 vjeç, ka udhëtuar nga Belgjika për në Spanjë më 26 maj për një program të praktikës.
Dy ditë më vonë, ai ka marrë pjesë në një festë në qytetin Kordoba.
Sipas raporteve të mediave spanjolle, princi ? nip i mbretit Philippe të Belgjikës ? ka qenë në mesin e 27 njerëzve në festë.
?Më vjen keq që nuk i kam respektuar të gjitha masat e karantinës gjatë udhëtimit tim. Në këtë kohë të vështirë nuk kam dashur të ofendoj askënd?, tha princi Joachim.
Rregullat e karantinës në Kordoba nuk lejojnë tubimin e më shumë se 15 njerëzve.
Policia spanjolle tha se ka nisur hetimet për festën. Ata që konfirmohen se kanë shkelur rregullat e karantinës, mund të ndëshkohen me gjobë deri në 10,000 euro.
Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në festë thuhet se janë në karantinë.
Princi Joachim thuhet se ka simptoma të buta të koronavirusit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PrinceJoachim#Belgium#TopChannel