Abuzimi me 15-vjeçaren në Tiranë, sot masa për të akuzuarin, asnjë reagim nga shoqëria civile

2020-06-03 1

"S? welcome to hell? apo ?S? je k*** nëse s?bën seks me mua? e mandej në një qepen dyqani shkruhet ?S? bitch?. Këto janë vetëm pak nga fjalët traumatizuese që gjenden në muret e pallatit, qepenat e lagjes dhe muret e një shkolle 9-vjeçare në periferi të Tiranës. Kjo valë denigrimi për vajzën 15-vjeçare, është kryer në mënyrë të hapur dhe pa kurrfarë frike nga roja 65-vjeçar i shkollës A.D dhe djemtë e tjerë të lagjes, të cilët besohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, duke e shantazhuar në këtë lloj forme, por edhe duke e kërcënuar me publikimin e videove intime.

I pari që ka kryer një formë të tillë presioni ka qenë rroja i shkollës, një 65-vjeçar që sistemi arsimor shqiptar e kishte emëruar për të ruajtur sigurinë e shkollës. Por në fakt, i moshuari dyshohet se ngacmonte seksualisht vajzat e mitura të shkollës, duke kërkuar favore seksuale.

A.D, njihej nga banorët e zonës si person me prirje  pedofilie, pasi një veprim të tillë e shfaqte hapur gjatë bisedave që bënte me banorët e zonës dhe nxënësit e shkollës. Dhe ndër vajzat që ka rënë pre e e tij ka qenë S., një 15-vjeçare e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht për një periudhë 1-vjeçare.

Megjithëse një veprim i tillë është bërë hapur, ku fjalët denigruese ishin shkruar në muret e shkollës, lagjes dhe pallatit ku banon vajza, askush nuk ka reaguar për të parandaluar një abuzim të tillë seksual, por edhe psikologjik.