Një milion herë i varfër. Kështu mund të quhet dhe Pëllumb Dalti i arrestuar dje si një nga vjedhësit e thesarit të shtetit. Bashkë me familjen e tij Pëllumbi banon prej një viti në Pezë-Helmës të Tiranës. Bashkëfshatarët e njohin si " pe të këputur" që edhe ushqimet i mer me listë. Të gjithë banorët shprehin respektin e tyre për të. Pëllumbi ka qënë një bari i ardhur nga Martaneshi në Krrabë dhe vjet ai arriti të blinte shtëpinë në Pezë-Helmës dhe filloi punën si usta ndërtimi.
Gjatë rrëmujave të vitit 1997 ai hyri në tunelet e thesarit bashkë me të tjerët dhe arriti të merrte 3 qese me ar. Familjarët tregojnë se bashkë me të ishin dhe të tjerë dhe se ata duhet të kenë denoncuar. 30 vjeçari ka fshehur në oborr 7 kilogramë e gjysëm monedha ari. Sekretin e tij e ka ditur vetëm e shoqja. Në këtë mënyrë, floriri në vend të lumturisë i ka sjellë tërsllëk kësaj familje. Nga e varfër, ajo tashmë është e mjerë. Pëllumbi shkoi në Mars të vitit 1997 për të marrë armë por bleu "belanë" me flori.
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/