ELBASAN- Edhe Elbasani ka mirëpritur fëmijët në kopshte e çerdhe ditën e sotme, pas rreth 3 muajsh mbylljeje prej përhapjes së pandemisë së COVID-it. Në kopshtin Nr.12 është respektuar kontrolli i temperaturës së fëmijëve dhe dezinfektimi i duarve para se të hyjnë brenda. Edhe edukatorja është e pajisur me maskë e doreza për të mos rrezikuar përhapjen e koronavirusit.
Këto rregulla kanë sjellë edhe frikë nga fëmijët, ku një prej vogëlusheve nuk pranonte që edukatorja t'i maste temperaturën. Njëri prej prindërve është shprehur se nuk ka frikë."Nuk kemi frikë se i kemi respektuar të gjitha edhe në shtëpi edhe këtu edhe kopshti ka qenë shumë të kujdesshëm, kur kanë pasur grip i kemi marrë në shtëpi fëmijët", është shprehur një prind.