Neritan Ceka interviste (8 Maj 2000)

2020-06-03 0

Gazetarja: Zoti Ceka a i keni bërë ndonjëherë letër Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani kur keni qënë ministër në Gusht të vitit 1997 për transportimin e thesarit nga vendi i Krrabës dikur tjetër ku me anë të kësaj shkrese ju vërtetoni se ka patur tentativa për ta rrëmbyer por normale ai është i paprekur?
Neritan Ceka: Një gjë e tillë nuk ekziston dhe dua të them që ka patur korrespondencë në lidhje me ruajtjen e tërë vendit nuk është çeshtja që ka qënë vetëm thesari por Ministria e Rendit ka patur kryesisht ruajtjen e objektit që quhej në atë kohë "Lumi" që ishte dhe spitali dhe qendra e qeverisë në kohë lufte dhe thesari ishte pjesë e këtij kompleksi të madh kështu që nuk ishte detyrë organike e Ministrit të merrej drejtpërdrejt me thesarin. Natyrisht kjo vinte nga raporti i pamjes së jashtme i cili siç dihej deri kohët e fundit nuk tregonte për një grabitje por shqetësimi ishte i drejtë që thesari skishte dhe objekti kishte humbur vlerat, një objekt i cili ishte parashikuar për luftën kundër imperializmit amerikan dhe socialimperializmit rus, skishte pse të harxhonte forca për një objekt që kishte dalë jashtë kohe dhe çdo gjë që kishte vlerë duhej të kthehej në bankën ku ruhen vlerat monetare. Kjo është përmbajtja. Por me këtë rast unë dua të ju sqaroj ju dhe opinionin publik, që historia është në Mars të vitit 1997 ku Berisha ishte President, ishte njëkohësisht komandant i forcave të armatosura. Sipas ligjit objektet e rëndësisë së veçantë mereshin në kontroll dhe ruheshin nga Garda. Zoti Berisha në vend që të merrej me këtë punë porosit helikopterin për familjen e tij që të ikte përtej detit dhe s'ka paguar akoma paratë e helikopterit.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/