Lleshaj: “Lumenjtë, zgjatime të banjove të qyteteve” - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi paraditen e kësaj të premteje një inspektim mjedisor në lumin Drin.Gjatë një prononcimi për mediat, ministri u shpreh që lumenjtë e vendit janë zgjatime të banjove të qyteteve dhe industrive shqiptare, gjë e cila sipas tij është krejtësisht e palejueshme dhe e papranueshme.?Konstatoj me keqardhje që vijat ujore, lumenjtë e vendit tonë pak a shumë janë zgjatime të banjove të qyteteve, banjove të familjeve shqiptare dhe banjo të industrive shqiptare gjë që është krejtësisht e palejueshme, krejtësisht e papranueshme. Do të angazhohemi fort në kuadër të një programi dhe një përpjekje serioze të policisë dhe të IKMT-së, për të ndryshuar rrënjësisht situatën në këtë drejtim. E thashë edhe njëherë është krejtësisht, nuk na nderon dhe ne nuk mund të pretendojmë të zhvillojmë turizëm, të zhvillojmë ekonominë nëse lumenjtë i shndërrojmë në kanale ujërash të zeza. Kemi filluar në Tiranë me lumin Erzen, kemi nisur nga burimi deri në derdhjen e tij për të ndërprerë çdo derdhje ujrash të zeza në lumë. Po kështu synojmë që edhe në Lezhë të mendojmë për diçka të tillë.Ai theksoi se qëllimi është ndërprerja e të gjitha derdhjeve, në mënyrë që lumenjtë të sjellin ujë të pastër në krah të qyteteve tona. Për këtë, Lleshaj tha se ka filluar një goditje e fortë nga IKMT-ja ndaj ndotësve të mëdhenj.?Sigurisht këtu ka ndotës të mëdhenj, ka shumë ndotës, ndotës industrialë, ndotës urbanë, ndotës individualë, por qëllimi është që t?i ndërpresim të gjithë derdhjet dhe lumenjtë të kryejnë atë funksion për të cilin i ka bërë Zoti, të sjellin ujë të pastër në krah të qyteteve tona. Gjithçka që hedhim në këtë lumë e marrim prapë mbrapsht, ose kur shkojmë në plazh, ose kur hamë perimet. Kështu që në këtë aspekt jemi shumë të motivuar, ka filluar një goditje e fortë nga IKMT-ja ndaj ndotësve të mëdhenj.?Ai iu bëri thirrje të gjithë atyre që nuk kujdesen dhe hedhin mbeturina në lumenj, apo inerte në anë të rrugëve që të ndërgjegjësohen sepse gjona është shumë e lartë.?Gjobat janë ekstremisht të larta. Na vjen shumë keq kur këto gjoba vendosen, por nuk do të ndalohet asnjë çast dora ndaj kujtdo që guxon me vetëdije, apo pa vetëdije të bëjë dëme të parikuperueshme në mjedisin tonë. Shqipëria sot mbrohet në këtë front, duke mbrojtur mjedisin ne mbrojmë Shqipërinë. Kush e do atë, kush e do Shqipërinë dhe besoj që 99.9% e shqiptarëve e duan atë, duan që të kontribuojnë në këtë proces, ose duke mos e ndotur vetë, ose duke bashkëpunuar me organet përkatëse për të raportuar dhe për të denoncuar ata që e ndotin me vetëdije, apo pa vetëdije.?