87 vjetori i Drejtësisë Shqiptare - (10 Maj 2000)

2020-06-03 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

10 Maji shënon 87 vjetorin e krijimit të drejtësisë shqiptare. Para 8 dekadash qeveria e Vlorës miratoi një akt të quajtur ?Kanuni i Zhurisë?, i cili u hartua sipas modelit të drejtësisë perëndimore. Në ambjentet e hotel Dajtit në Tiranë, janë mbledhur sor përfaqësues të gjyqësorit nga e gjithë Shqipëria, përfaqësues të organizmave ndërkombëtar, për të treguar se çfarë kanë lënë pas por edhe për të premtuar.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi, i cilësoi vitet e pas ?90 që pasuan izolimin komunist si vite të vështira, por megjithatë tha Kondi në këto pak vite kemi edhe arritje. Përshëndetjen e Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani e ka përcjell këshilltari i tij Daut Gumeni.

Presidenti Mejdani thekson se ka vend për më shumë përkushtim, ndërshmëri dhe paanshmëri. U takon vetë anëtarëve të Gjykatës së Lartë thuhet më tej në letrën e Mejdanit ta vrasin mendjen se si do ta arrijnë këtë. Ka përshëndetur në këtë ditë simbol të drejtësisë shqiptare dhe gjykatësi 92-vjeçar Manol Konomi./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange