http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E hëna e javës së ardhshme, do të jetë dita e hapjes së plazheve nën masa të rrepta sigurie.Pas këtij vendimi të lëshuar nga autoritet shëndetësore, Ministri i mjedisit Blendi Klosi zhvilloi dje një takim me turopertaorët në Vlorë, për të diskutuar mbi masat që duhet të ndjekin për të shmangur përhapjen e Covid-19.Sipas Klosit, ky ishte një vendim që në vetvete ka edhe rrezikun,por ishte i domosdoshëm për të shpëtuar sezonin turistik.Vendimi për hapjen e kufijve tokësor, pritet të shtojë fluksin e pushuesve kosovare, por edhe nga vendet fqinje.