Kushtetuesja rrëzoi Kurtin/ Reagon Grenell - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese e Kosovës me votim unanim ka rrezuar kryeministrin ne detyre Albin Kurti. Trupa gjykuese e perbere prej 9 anetare njezeri i ka hapur rrugen kandidatit per kryeminister Avdullah Hoti te formoje qeverine e re.GJYKATA KUSHTETETUESE E KOSOVESGjykata vendosi që dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të kuvendit ndaj qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.Presidenti Hashim Thaci u bëri thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim si dhe kërkoi që sa më shpejt të formohet një qeveri e re.HASHIM THACIPRESIDENT I KOSOVESSi president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë që të jem në përputhje me Kushtetutën. Duhet sa më parë duhet të formohet qeveria e re. Rrethanat kërkojnë qeveri efektive e efikase. U bëj thirrje të gjitha institucioneve e partive të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bene thirrje institucioneve dhe partive politike, që të respektojnë këtë vendim. I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell përmes një komunikate për media, u shpreh se pret me padurim bashkepunimin e ri.RICHARD GRENELLI DERGUAR I SHBA PER DIALOGUNGjykata Kushtetuese ka folur. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës, të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende pune në rajon.Vendim skandaloz e ka quajtur Albulena Haxhiu, Ministre ne detyre e drejtesise . ?Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit?, tha Haxhiu.Ky vendim i Kushtetueses vjen pasi më 30 prill, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi caktoi Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për postin e kryeministrit.