Thellohet borxhi, 454 mln € hua për COVID! Në qershor në tregjet e huaj për Eurobondin 650 mln €

2020-06-03 0

Më shumë se krizë shëndetësore pandemia globale COVID-19, po rezulton krizë ekonomike. Fillimisht për të mbështetur papunësinë dhe shëndetësinë, qeveria vendosi të ndryshoj buxhetin e shtetit duke alokuar 12 miliardë lekë për pagat e punonjësve të mbetur të papunë dhe për shëndetësinë, si dhe u miratua linja e parë e garancisë sovrane në vlerën e 11 miliardë lekëve. Me aktin e parë normativ u ulën pritshmëritë për të ardhurat me 20 miliardë lekë dhe u rritën shpenzimet me 9 miliardë lekë.

Nevoja për mbështetje financiare për bizneset për të shmangur falimentimet bëri që buxheti të ndryshoj përsëri më 15 prill, ku u rishikuan zërat buxhetor dhe kaloi fondi prej rreth 7 miliardë lekësh, për pagat e punonjësve si dhe u miratua garancia e dytë sovrane prej 15 miliardë lekësh. Me rishikimin e dytë të buxhetit deficiti buxhetor arriti nga 2% në fillim në 3.9%, duke arritur nga 68.6 miliardë lekë që ishte në 39.6 miliardë që ishte.Por pavarësisht ndryshimeve në buxhet nevoja për financim ishte tepër e lartë. Aktualisht vendi ka marrë 2 kredi nga ndërkombëtarët dhe një obligacion në tregun e brendshëm. Fillimisht Komisioni Evropian dha hua për vendin 180 milionë euro, për të përballuar emergjencën e krijuar.  Më pas vendi në fillim të muajit prill mori borxh në tregjet financiar në vend në formën e obligacionit 100 milionë euro me normë interesi 1.96%, dhe duhet të shlyhet brenda 2 viteve. Po në muajin prill ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar që akordoi për Shqipërinë një hua nëpërmjet instrumentit të shpjet 139.3 SDR ose 174 milionë euro, me normë interesi 4.05% dhe që duhet të shlyhet për 5 vite.