http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i të infektuarve në vendin tonë vijon të rritet. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 23 raste me koronavirus, nga 276 teste të kryera.Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të premte se të infektuarit regjistrohen në disa bashki të vendit, si në Tiranë, Mat, Lushnje e Sarandë. Në total, numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin ka arritur në 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.?Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. 6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.?Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht ndodhen 215 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ata shënohen në Tiranë.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 121Durrës 42Krujë 17Shkodër 11Kamëz 9Mat 6Lushnje 4Berat 2Fier 2Korçë 1