6 të arrestuar në Tiranë/ Akuzohen për vjedhje dhe dhunë në familje, ja çfarë sekuestroi policia

2020-06-03 0

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. A., 44 vjeç. Arrestimi i tij u bë për veprat penale veprat penale ?Vjedhja?, e kryer në bashkëpunim, ?Dhuna në familje? dhe ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në menyrë të vazhdueshme.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli. Po gjatë veprimeve të para hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi B. L., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 26 vjeç, pasi në rrugën ?Dritan Hoxha?, ka tentuar të vjedhë me thyerje, lokalin në pronësi të shtetasit A. M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 23 vjeç, sepse në rrugën ?Ali Shefqeti?, për mosdhënien e një borxhi, me vetëgjyqësi, ky shtetas i ka marrë mjetin shtetasit H. M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi i shtetasit S. Q., 63 vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë ?Arrest në shtëpi? dhe është konstatuar në rrugë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-O. A., 35 vjeç, sepse në rrugën ?Abdi Toptani?, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l;

? A. N., 60 vjeç, pasi në rrugën ?Myslym Shyri? u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PoliciaShtetit#Arrested#...