http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma zgjedhore eshte futur ne nje ngerc te ri per shkak te aplikimkt te teknologjise ne zgjedhje.Edhe palet me heret kishin rene dakord qe identifikimi biometrik te zbatohej ne te gjithe shqiperise, sot ka pasur nje terheqje nga partia socialiste .Per partine demokratike kjo eshte e papranueshme dhe rrezikon te gjithe procesin e reformes zgjedhore.Por socialisti Gjiknuri ka theksuar se reforma nuk eshte liste deshirash dhe teknologjia nuk mund te aplikohet ne te gjithe vendin. Gjiknuri ka permendur edhe ODIHR i cili kerkon zbatimin me projekte pilot te teknologjise.Nderkaq mazhoranca ka pranuar propozimin e opozites per rolin e prokurorise ne zgjedhje, por ka rrezuar konceptin e qeverise kundestare te kerkuar nga PD.