TIRANË- Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve janë 15 raste të reja, duke shkuar në total në 1136 numri i të prekurve.
Kurse të shëruar gjatë 24 orëve janë 15 qytetarë, duke e çuar në total 872 numrin e të shëruarve. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz. Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.