TIRANE-Report Tv zbulon detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv mbrëmjen e djeshme në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT-së në kryeqytet, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Ngjarja ndodhi në orën 22:40.
Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes në rrugicën ku ndodhi shpërthimi me tritol. Në cepin anësor të hotelit "Victoria" që e zotëron familja e Ervin Matës, nga hyrja e rrugës kryesore, autorët mësohet se shkuan me makinë, nuk zbritën, por nga dritarja e saj hodhën tritolin, i cili shpërtheu pas 4 minutash.Policia deri më tani nuk ka autorë të dyshuar, por është vënë në kërkim të automjetit, të cilit i kanë identifikuar targën. Nga shpërthimi dëmet janë vetëm materiale, ndërsa është dëmtuar edhe një lokal ngjitur me hotel "Victoria"-n.