Basha: Rama braktisi qytetarët, 30 milionë euro për Teatrin - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po merr borxh 30 milionë euro për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, por ka lënë pa mbështetje qytetaret qe u goditen nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.Gjatë një vizite në fasonerite e Krujës, Basha theksoi se kriza ekonomike mund të zbutej vetëm nëse më herët do ishin mbështetur punonjësit dhe bizneset.LULZIM BASHAKRYETAR I PD?Sikur të kishin patur pak zemër për t?ju dëgjuar, fasoneria paguan 12 milionë euro taksa, sikur ato para t?jua kishin kthyer për të mbështetur punonjësit, ju nuk do të kishit ardhur në këtë ditë. Ky është momenti i një krize të thellë ekonomike. Kësaj i dilej përpara duke paguar punonjësit, duke rritur konsumin dhe të mos detyroheshe të hiqje njerëz nga puna. Kostoja do të ishte 30 milionë euro në 2 muaj, por ai prish Teatrin Kombëtar, çon 30 milione euro atje dhe mbyll 70 mijë vende pune. Kjo është kriminale?- theksoi kreu i opozitës.Përballë shqetësimeve te biznesit fason për situatën ekonomike dhe shkurtimin e vendeve të punës, Basha ka theksuar se situate e vështirë vjen si pasojë e qasjes së qeverise.?Arsyeja pse nuk ju kanë mbështetur është se këta nuk kanë ndarë parà për ekonominë. Kanë vazhduar tendera koncesione, PPP, si të ishim në kohë normale. Lekët që duhet të vinin tek ju, i kanë çuar atje. Kjo është arsyeja pse e gjithë ekonomia, e gjithë industria është në vështirësi, në veçanti ju dhe turizmi.?Sektori fason punëson rreth 70 mije persona dhe sipërmarrësit i kanë shpjeguar Bashës se shkurtimi i vendeve të punës, refuzim i pagesës së papunësisë për shumicën e punë.