Ora News - Orët e fundit të zgjedhores, Shehu: PD e ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet e ardhshme

2020-06-03 0

#tvora #rtvoranews

Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për reformën zgjedhore, ish-deputeti Tritan Shehu thotë pwr Ora News se nuk ka pritshmëri të mëdha prej saj.

Demokratët janë të bindur për një fitore të tyre në zgjedhjet e ardhshme, e cila sipas Shehut po vjen nga revolta e madhe popullore.

Shehu: Kam pasur një qëndrim të dyzuar për këtë reformë, nuk i kam dhënë ndonjë rëndësi të madhe dhe as pritshmëri të madhe duke njohur psikologjinë dhe atë që do të bëjë Rama për të mbajtur një sistem të kontrolluar nga ai por pa i dhënë rëndësi për fitoren, fitorja jonë po vjen nga lëvizja e madhe popullore. Ajo lëvizje e madhe popullore përmbys çdo pengesë. Por kam thënë që në momentin që PD me shumë të drejtë vendosi të marrë pjesë në këtë reformë zgjedhore edhe si shenjë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë, edhe për apiratën tonë të madhe europiane, PD është shumë serioze në respektimin e këtij dialogu që u bë për të çuar këtë reformë zgjedhore.

U tentua të pengohet shumë rëndë me atë vepër talebanësh që u bë me shembjen e Teatrit. Nuk ra në provokacion se nuk mund të binte. Vazhdoi të marrë pjesë në atë tryezë duke treguar gatishmërinë dhe vullnetin e saj për të qenë serioze pavarësisht nga tentativat e Ramës për ta dështuar atë tryezë. PD do të qëndrojë deri në fund atje dhe do të japë kontributin e saj. Pengesat vinë nga ana tjetër nga ata që nuk duan reformë zgjedhore, nuk duan identifikim biometrik, nga ata që duan të përdorin kanabisin si element për të bërë presion në fushatën e ardhshme zgjedhore por gabojnë rëndë. Fitorja jonë tashmë është e qartë pavarësisht si do të shkojë kjo reformë zgjedhore që po bëhet. Asgjë nuk mund ta pengojë fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme.

Deputet që në vitin 1991, ai i ka provuar të gjitha sistemet zgjedhore.

Personalisht thotë se preferon mazhoritarin, por shton se asnjë sistem nuk është demokratik pa garantuar më parë mosdevijimin e votës.

Shehu: Personalisht do të preferoja sistemin për qytetarin por edhe individin dhe ky është sistemi mazhoritar. Por në terësinë e tyre po të shohim të gjitha sistemet, nuk mund të them që ka sistem të mirë apo të keq. Sistemi bëhet i mirë apo i keq nga manipulimi i votës, së pari duhet siguruar që vota të mos manipulohet. Ata që nuk duan personifikimin në sistem është pjesa e majtë që përpiqet të hedhë në erë këtë tavolinë edhe me këtë qëllim ndoshta.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/oret-e-fundit-te-zgjedhores-shehu-pd-e-ka-te-sigurte-fitoren-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-pavaresisht-reformes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp