Skenarët e Kosovës dhe heshtja e VV, Maliqi: Votuesit e zhgënjyer ta shprehin 'mllefin' në zgjedhje

2020-06-03 0

#tvora #rtvoranews #intervistaembremjes #agonmaliqi

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës nën drejtimin e Avudall Hotit të LDK-së, duket se është një rrugë pa kthim.

Agon Maliqi, studiues dhe analist, i ftuar në Rtv Ora shpjegon edhe qetësinë që një njëfarë mënyre ka "pushtuar" Vetëvendosjen pas vendimit të Kushtetueses.

Maliqi: VV ndoshta po pret edhe pak, ndoshta duke nisur edhe nga fakti se akoma jemi në rrethana të pandemisë. Po kështu qeveria e re do të vijë në rrethana të vështira, me legjitimitet të kontestuar. Do të përballet me dy kriza të vështira, kriza ekonomike pas Covid dhe presionin e dialogut dhe ndoshta VV pret që aksionin e vet politik ta shtyjë për një moment kur qeveria e re të futet në lojë dhe efekti i aksionit mund të jetë edhe më i madh.

Maliqi thotë se përgjegjësia për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe më pas krijimin e qeverisë së re nuk duhet kërkuar te Gjykata Kushtetuese por te vetë politika.

Maliqi: Palët që kërkojnë faj dhe padrejtësi në këtë mes duhet ta gjejnë te palët politike, koalicioni, dhe jo te Gjykata Kushtetuese e cila e ka pasur të vështirë të marrë një vendim tjetër duke pasur parasysh bazën juridike mbi të cilën ka gjykuar. Votuesit që ndihen të tradhëtuar dhe kanë bazë për tu ndjerë kështu, sidomos një pjesë e votuesve të LDK, ai mllef dhe pakënaqësi duhet të shprehet në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato, qoftë edhe përmes protestave si një formë për të përshpejtuar ardhjen e zgjedhjeve. Qeveria që shkoi ka qenë mjaft popullore dhe këtë e tregojnë edhe anketat që dolën sot, qeveria kishte nivel pëlqyeshmërie 60%. Njerëzit kanë tendencë t'ia lënë fajin gjykatës por adresa e duhur është te palët politike. Gjykata tha se në këtë vend nuk është shef as presidenti dhe as kryeministri por kuvendi, i cili ka kontratë 4 vjeçare.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/skenaret-e-kosoves-dhe-heshtja-e-vv-maliqi-votuesit-e-zhgenjyer-ta-shprehin-mllefin-ne-zgjedhje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp