3 orë diskutime asnjë konsensus në Këshillin Politik! Diskutime të nxehta për teknologjinë

2020-06-03 0

Ora 17:00 e ditës së sotme ka shënuar dhe nisjen e mbledhjes së Këshillit Politik, por edhe pse kanë kaluar 3 orë palët ende vijonë të mos kenë gjetur dakordësi. Sipas gazetares Klesian Omeri, Rudina Hajdari ka prezantuar disa ide për ndryshimin e sistemit zgjedhor bazuar te sistemi danez, ku diskutime kanë qenë të nxehta por pa konsensus mes tyre. Hajdari i mëshon fort faktit për të pasur një ndryshim sistemi ose minimumi të hapen listat, por si për PS dhe PD kjo duhet diskutuar në një fazë të dytë.

Teknologjia në zgjedhje vijon të ndajë palët , ku PD kërkon përfshirjen e identifikimit biometrik në të gjithë territorin si garancinë që nuk do të ketë falsifikim të votës dhe votim familjar, ndërsa Gjiknuri ka kërkuar më herët se mund ta vendosin identifikimin biometrik në zonat që do PD dhe i konsideron problematike, por kjo është refuzuar si nga opozita parlamentare dhe ajo joparlamentare duke u sh[prehur se kjo duhet të aplikohet në të gjithë territorin.

Numërimi mbrapsht për zgjedhoren ka filluar, por ende palët duken larg një konsensusi.