Kur bëhet fjalë për pamjen e tyre, të famshmit nuk bëjnë kompromis. Shumë të famshëm të Hollivudit kanë investuar dhe ende investojnëqë pamja e tyre të përmirësohet vazhdimisht, edhe me kalimin e viteve. Rinoplastika ose operacionet e hundes, rritja e gjirit apo e vitheve, janë procedurat më të zakonshme të kirurgjisë plastike, per më tepër në mesin e njerëzve të famshëm. Heqja e dhjamit në zonën e barkut dhe përmirësimi i hundës janë gjithashtu të njohura për meshkujt e showbizit. Gjithsesi transplanti i flokëve eshte ai që kryeson listen e ketyre operacioneve. Më poshtë do ju prezantojmë me disa personazhe të famshëm që kanë kryer operacione për transplantim të flokëve.
1. John Travolta Me një kërkim të thjeshtë në Google do të vini re ndryshimin që kanë pësuar flokët e John Travoltas në këto 4 vitet e fundit. Teksa po përballej me një rënie masive të flokëve, ylli i Hollivudit vizitoi dermatologë të ndryshëm në të gjithë globin dhe vendosi transplantine flokëve. Pas kësaj ndërhyrjeje kozmetike, lehtësisht mund të themi që Travolta nuk ka se si tëngjaje me nje 65 vjecar. Po po, sic e degjuat, 65!
2. Wayne Rooney
Nuk keni pse të jeni një fans i madh i futbollit për të njohur emrin, Wayne Rooney. Futbollisti anglez, kreu një transplantim të flokëve në vitin 2011. Dy vite më vonë ai u rikthye tek kirurgu i tij në Mbretërinë e Bashkuar për t`i dëndësuar edhe më shumë flokët.
3. Antonio Conte
Nuk mund të mos keni dëgjuar për operacionin e mbjellljes së flokëve të Antonio Conte, trajnerit të famshëm të klubit të Serie A Inter Milan. Ai ka kaluar nga një tullac në një person me flokë të përsosur . Rezultatet e Contes kanë qenë të mahnitshme. Si shumica e njerëzve, Conte filloi të humbas flokët në fund të viteve 20 dhe në fillim të viteve '30.
4. Billy Bob Thornton
E mbani mend Billy Bob Thornton kur ishte tullac? Epo kanë ikur ato kohë! Tani regjisori dhe aktori amerikan ka një pamje krejt tjetër falë flokëve të tij të rinj, te fituara nepermjet transplantit.
5. Naomi Campell
Naomi Campell vaunte nga alopecia androgjenike. Kjo sëmundje prekur shumë njerëz gjatë viteve 2014 dhe ndryshimi që pasonte në flokët e Campbell ishte I dukshëm nga të gjithë. Gjatë asaj kohe ajo të mendojë seriozisht për një transplant flokësh.
6. Cristiano Ronaldo
Ronaldo përvec talentit të tij në futboll është I njohur për ndryshimet e tij të shpeshta me stilin e flokëve. Ai vuanti nga rrallimi i flokëve dhe humbja e flokëve në pjesen ballore por këto nuk ishin shumë të dukshme, kështuqë Ronaldo vendosi ti paraprije situas duke I nenshtruar një transplanti flokësh. Cristiano Ronaldo tha në një program ndërkombëtar se mbjellja e flokëve me të vërtetë funksionon dhe kjo mund të ndryshojë jetën tuaj.
7. Sylvester Stallone
Aktori i njohur amerikan i njohur për serine e filmave te tij "Rocky Balboa?, vuante nga rënia e flokëve. Flokët e aktorit, i cili është i famshëm për karrierën e tij në ekran për më shumë se 26 vjet, nuk i rezistuan viteve. Falë transplantimit t...