Top News - Maqedoni e Veriut/ Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme

2020-06-03 0

Këshilli i Sigurisë në maqedoninë e veriut, vendosi të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe me 14 ditë të tjera. Kjo u konfirmuar nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, menjëherë pas mbledhjes së mbajtur paraditen e të shtunës. ?Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është marrë me qëllim që t?i mundësohet Qeverisë që të përballet më lehtë dhe më mirë, bashkë me institucionet shëndetësore, me pandeminë dhe kjo nuk ka lidhje me datën e zgjedhjeve? ? tha Pendarovski.
Vendi ndërkohë vazhdon të regjistrojë viktima dhe raste të reja të koronavirusit. Pesë viktima u raportuan të shtunën si pasojë e koronavirusit dhe 35 raste të reja. Ndërkohë që instituti i shëndetit publik tha se 19 pacientë të rinj ishin shëruar 24 orët e shkuara. Të premten ndërkohë u raportuan katër viktima dhe 52 raste të reja. Numri total i viktimave në maqedoninë e veriut tashmë ka shkuar në 130 ndërsa totali i të prekurve në vend ka shkuar në mbi 2100. Zyrtarët në vend kanë shprehur shqetësim në lidhje me shifrat në rritje të koronavirusit dhe kanë bërë apel për kujdes të shtuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaqedonieVeriut#TopChannel

Free Traffic Exchange