#tvora #rtvoranews
Mos koordinimi paraprak me kryeministrinë dhe ministrinë e shëndetësisë ka nxjerrë bllof policinë e shtetit, e cila u detyrua të ndryshonte urdhrin për lëvizjen me automjete ditën e diele.
Fillimisht policia deklaroi se në ditën e fundit të izolimit, do jenë hapur gjithë bizneset dhe lëvizja e këmbësorëve por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve. Hartuesit e urdhrit siç duket nuk janë përditësuar me udhëzimin zyrtar të ministrisë dhe kryeministrit Rama ku thuhet se nuk lejohet lëvizja me automjete nga zonat e kuqe në të gjelbra dhe anasjelltas dhe jo siç pretendon policia.
Po ky njoftim i policisë ngjalli reagime tek qytetarët dhe pa qartësi për mediat, duke detyruar policinë të dilte me një njoftim të dytë. Në vendimin e ndryshuar, policia shprehet se pas komunikimit me ministrinë dita e diele do të jetë me automjete, dhe nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve. Blutë shprehen se do të përqendrohen vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, qe edhe nesër do te jene zona te kuqe.
Të premten ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nxori urdhrin që vendi hapet pothuajse totalisht nga e hëna, me përjashtim të transportit publik deri në një njoftim të dytë. Ndërsa kryeministri Rama këtë të shtunë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se aktivitet e biznesit do të jetë të pakufizuara për fundjavën, nuk do ketë kufizime për lëvizjen e këmbësorëve brenda zonave, por do ndalohet dalja nga zonat e kuqe deri me 1 qershor
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/urdhri-neser-ndalohet-levizja-e-makinave-ne-te-gjithe-shqiperine
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv