Skandali/ Dosja me foto e dëshmi! Si nisi përplasja me Avdylajt në mesnatë dhe revolta te 313-ta

2020-06-03 1

TIRANE-Për prokurorinë e Tiranës dhe gjykatën penale, kërcënimi me jetë i gardianëve të burgut 313-të, dhuna ndaj policëve dhe përdorimi i celularit në qeli nuk janë një fakt shqetësuese dhe s'ka arsye as për të hetuar as të futur në regjimin e posaçëm. Nga kjo që duket skandali i radhës i një drejtësie të munguar duket që po përfiton grupi i ??Avdylajve?? të Shijakut të cilët ndodhen në këtë paraburgim teksa janë në hetim nga SPAK.

Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv paçka se është bërë kallëzim penal nga drejtoria e burgjeve, për drejtësinë kjo është një situatë që çuditërisht s'ka fajtorë! Dhe kërcënimi me jetë i gardianëve do të mbetet i pa hetuar edhe pse është vepër penale kërcënim për shkak të detyrës. Një ditë më parë gjyqtarja Migena Laska rrëzoi edhe kërkesën për izolimin e tyre mes Avdylajve dhe pacientit 0 me covid 19 italianit Giovani Cosimo pasi edhe prokuroria e Tiranës ishte kundër këtij izolimi me argumentin se ndaj tyre ka një masë sigurie të mëparshme.