PD: Kompania e lidhur me Edmond Begon po ndërton kullën 25 kate në Tiranë, Veliaj mashtroi

2020-06-03 0

"Bashkia e Tiranës e spastroi zonën nga ndërtesat historike, kur e gjithë vëmendja e publikut ishte përqendruar tek një shkatërrim tjetër, ai i Teatrit Kombëtar. Gjithçka është vënë në dispozicion të kullës së re 25 katëshe, e projektuar nga arkitekti klient i Edi Ramës, Uini Mas, i cili ka deklaruar publikisht se punon me 3 njerëz në Shqipëri: Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Vangjush Dakon. Dokumenti që tregon se është pikërisht Edi Rama, ai që i ka hapur rrugën këtij ndërtimi me këtë vendim. Nuk ka asnjë dyshim se janë të gjitha pastrim parash të krimit ose të korrupsionit" tha ish-deputeti demokrat.