Për të legjitimuar projektet e tyre mbi Kosovën, historiografia e po kështu politika serbe kanë përdorur gjithmonë një mashtrim të madh.
Ai lidhet me përvetësimin e objekteve të kultit të krishterë në Kosovë, të cilat edhe sot përmes një propagande nacionaliste ekstreme paraqiten si serbe.
?Kishat i pushtoi, priftërinjtë vendas i përzuri dhe vuri priftërinj sllavë të tij?, shprehet Pëllumb Xhufi.
?Unë po ju sjell këtu shembullin e Manastirit të Graçanicës?, Arben Hajdari, arkeolog.
?Prezenca e Gjergj Balshës është një dëshmi, e cila argumentohet, por nuk është shkruar shumë për të?, Muhamet Male.
Sot të gjitha këto objekte kulti konsiderohen, reklamohen madje edhe mbrohen si trashëgimi serbe, por çfare fshihet në të vërtetë pas tyre ?
Në fakt historia është krejt e ndryshme dhe ne këtë do të tregojmë, historinë e vërtetë. Si u sllavizuan objektet e kultit të shqiptarëve? Çfarë ruhet ende në brendësinë e tyre ? Janë dokumente të shumta që zbulojnë rrënjët e këtij mashtrimi apo deformimi të madh historik. Sigurisht gjithçka do ta sjellim pa emocione, por duke u mbështetur vetëm te faktet.
?Gjurmë Shqiptare? e gazetarit Marin Mema sot në mbrëmje në ora 20:10 do të sjellë përmes një hulumtimi të vërtetat e kësaj historie të deformuar. Si janë fshehur dokumentet, faktet dhe të dhënat?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#TopChannel