Ora News - Shënohen dhe 23 raste të reja me koronavirus, 26 po trajtohen në spitalin infektiv

2020-06-03 0

#tvora #rtvoranews
Kurba e të infektuarve prej disa ditësh vijon të jetë e sheshtë, duke numëruar mbi 20 raste.

Në 24 orët e fundit raportohen pozitive 23 raste të reja. Nga këta 19 prej tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme ndërsa për 4 raste vijon hetimi epidemiologjik. Po keshtu në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Shperndarja ne 24 oret e fundit - Rezultatet kane dale nga testimi i 229 qytetarëve si të dyshuar të prekur me Covid19. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është:
16 raste janë identifikuar në Tiranë,
2 në Mat,
2 në Lushnje
1 në Durrës,
1 në Krujë,
1 në Librazhd

Te shtruarit ne spital - Vihet re dhe shtim i pacientëve në spitalin infektiv, ndryshe nga mesi I majit kur dhe pati një rënie të numrit të pacientëve të shtruar në spital.

?Sot në spitalin infektiv po trajtohen 26 pacientë. 4 janë në terapi intensive dhe një pacient i intubuar në gjendje të rëndë.?

Nderkohe Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Totali - Deri tani numërohen 1 122 raste. Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Vijojnë testimet serologjike edhe tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shenohen-dhe-23-raste-te-tjera-26-po-trajtohen-ne-spitalin-infektiv

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp