Ora News - Veliu “hakmerret” ndaj 15-vjeçarit, publikon videon e mamasë me pistoletë në dorë

2020-06-03 1

#tvora #rtvoranews
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka nxjerrë një video të familjes së 15-vjeçarit Sarandi Cobo në përgjigje të kritikave për dhunimin e adoleshentit nga uniformat blu. Duke iu referuar pamjeve të nënës së 15-vjeçarit me pistoletë në dorë, Veliu ngriti dyshime mbi edukimin e djalit, si dhe mosbindjen ndaj policisë. Kreu i policisë tha se vartësit e tij nuk ushtruan dhunë gjatë protestës tek Teatri por veproi sipas ligjit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u ka dalë në mbrojtje policëve që dhunuan 15-vjeçarin, Sarandi Çobo, dy javë më parë në zonën e Liqenit.

Veliu në Komisionin e Sigurisë publikoi një video të mamasë së djalit, e cila sipas tij ka një pistoletë në dorë, duke ngritur dyshime edhe mbi edukimin familjar të 15-vjeçarit.

Kreu i policisë për skenën e ngjarjes ka fajësuar reagimin e adoleshentit në raport me sjelljen e efektivëve të policisë.

Ardi Veliu: Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i policisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA.

Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer.

Do t?ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë.?

Video e publikuar nga Veliu, ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, ku shumë prej qytetarëve e konsiderojnë si veprim jo të duhur për një Drejtor policie.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dhuna-ndaj-15-vjecarit-veliu-u-del-ne-krah-policeve-publikon-videon-e-mamase-se-djalit-me-pistolete-ne-dore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp