Report Tv, Veri Jug - Sulejman Hysa, punë dhe vetëm punë, të dielën ora 14:30

2020-06-03 1

Mamurrasi dhe fshati Gjorm, një fshat me tradita në histori, i njohur si fshati i Betejës së Albulenës, është ndalesa e rradhës së emisioneve Veri Jug. Jeta e familjes së bujkut Sulejman Hysa, një jetë në dy kohë. E kaluara në kujtimet e nënë Qamiles dhe e sotmja e të birit, Sulejmanit. Tokat dhe arat e trashëguara si burim dhe bazë e jetës së familjeve në fshatin Gjorm. Bujqësia dhe pemtaria, vreshtat me ullinj dhe të mbjellat, si suksesi në punë i jetës së bujkut Hysa. Në fund një mesazh nga Sulejmani, njeriu i mirë që i fton të rinjtë të mos largohen nga fshati dhe të punojnë në tokat e të parëve në fshatin Gjorm. Të dielën, premierë ora 14:30 në Report Tv

Free Traffic Exchange