Sërish nuk prodhoi dakordësi tryeza me dyer të mbyllura e këshillit poli" /> Sërish nuk prodhoi dakordësi tryeza me dyer të mbyllura e këshillit poli"/>
#tvora #rtvoranews
Sërish nuk prodhoi dakordësi tryeza me dyer të mbyllura e këshillit politik për reformën zgjedhore. Thika që ndan kompromisin është implementimi i teknologjisë në zgjedhje. PD e kushtëzon konsensusin për pikat e tjera të reformës me identifikimin biometrik në zgjedhjet e ardhshme që të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe pilotimin e votimit elektronik.
Teknologjia - Pas gati 3 oresh diskutime me dyer të mbyllura, (ora 11.45- 14: 30) Këshilli Politik ndërpreu diskutimet për të vijuar në një moment të dytë pa caktuar orë apo datë se kur, ndërkohë përfaqësuesit politikë të maxhorancës, opozitës por dhe LSI-së pasi dolën nga Pallati i Kongreseve dhanë qëndrimet e tyre.
Ored Bylykbashi: Teknologjia e identifikimit biometrik është e gatshme e disponueshme dhe e demonstruar të gjithë aktorëve të këtij procesi reforme. Është e mundshme për tu zbatuar. Ne kemi pranuar që në të gjithë këtë propozim të ecet me identifikimin biometrik në të gjithë Shqipërinë duke lënë mundësinë e pjesshme për pjesën tjetër. Kështu që kjo do të ishte pika e kompromisit sa I takon shtrirjes. Përpjekjet e zotit Gjiknuri për tiu shmangur duke bërë pretendime në lidhje me pamundësinë për shtrirje është vetëm që të lihet hapur dera që në ditën e zgjedhjeve një pjesë e madhe e kutive të mbushet nga ata që lejojnë të votohet në emër të emigrantëve kur ata s?kanë ardhur. Të futen vota me votim familjar, pa ardhur pjesëtarë të familjes në qendër votimi të votohen me kartë identiteti të falsifikuar apo në fund të ditës të mbushin kutinë në mënyrë kriminale duke hedhur fletë votimi dhe falsifikur vota. Nëse nuk bëhet ajo që sugjerojmë ne sigurisht që procesi zgjedhor është I manipuluar dhe i pamundur që të diskutojmë certifikimin përmes KQZ apo Kolegj Zgjedhor.
Damian Gjiknuri:? Në mendimin tim ka disa problem që duhen trajtuar. Jemi dakord ta përfshijmë teknologjinë për identifikimin elektronik. Ne jemi gati por a është e mundur. Hajde të mbledhim ekspertët të na thotë sa kohë duhet të shtrihet teknologjia. Imagjinoni të thuhet që nuk do të bëhet zgjedhje që nuk do të funksionojë teknologjia. Asnjë ngjarje politike e sigurtë nuk mund t?I lihet në dorë teknologjisë.?
Refuzimi edhe sot nga maxhoranca jo vetëm është kundërshtim ndaj një nga cështjeve kryesore të opozitës por bën të pamundur arritjen e konsensusit mbi çështje të tjera të rëndësishme si administrimi I zgjedhjeve dhe shpallja e rezultatit. Po ashtu roli që do të ketë në çertifikimin e rezultatit nga Kolegji Zgjedhor."
Qeveri tranzitore - Pike e padiskutueshme për opozitën është dhe qeveria tranzitore.
Oerd Bylykbashi: Qeveria tranzitore eshte kërkesë e padiskutueshme e jona. Për këtë arsye nuk pati dakordësi per paketen e policisë. Çdo pretendim i maxhorancës se ka dakordësi për rolin e policisë në zgjedhje por dhe aspekte të tjera është i pavërtetë pa qenë të dakordësuar edhe për qeverinë tranzitore. Në lidhje me këtë cështje do të vazhdojmë ta kërkojmë
Gjykata Kushtetuese si Kolegj Zgjedho...