#tvora #rtvoranews
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka kërkuar futjen në izolim për 5 të paraburgosur, mes të cilëve edhe të pandehur të dosjes "339" pas konflikteve verbale dhe fizike që kanë patur me gardianët e burgut 313. Vendimi është marrë ne 23 maj pas një përplasje që të arrestuarit patën me policët gjatë një kontrolli ne qelitë e tyre ku janë gjetur celularë të future ilegalisht brenda burgut.
Zbulimi i një celulari të futur ilegalisht në paraburgimin "313" në kryeqytet ka shkatuar kaos në institucion mes të paraburgosurve dhe gardianëve.
Kanë qënë të paraburgosurit, kryesisht të pandehurit e dosjes "339", ata që kanë goditur dhe kërcënuar gardianët pas kontrolleve të kryera nga punonjësit e policisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pasi ka analizuar ngjarjen, ka kërkuar në gjykatë izolim për thyerje të rregullave në qeli kërkohet edhe për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin.
Kërkesa e kreut të burgjeve u shqyrtua në dhomën penale Tiranë nga gjyqtarja Migena Laska.
Kjo është hera e parë në paraburgimet e Tiranës që Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkon izolimin e të paraburgosurve ose të burgosurve në regjim të veçantë sigure, ndërsa më herët një vendim i tillë është kerkuar për një të burgosur në burgun e Korçës.
Të burgosurit me regjim të veçantë sigurie nuk u lejohen takim me familjarët dhe komunikimet me ta, si dhe kanë masa më të forta sigurie.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/izolohen-ne-regjim-te-posacem-anetaret-e-grupit-avdylaj
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp