1 qershori do të shënojë hapjen e kufijve tokësor të Shqipërisë me vendet fqinje si dhe do të pezullohet karantinimi 2 javor kush del dhe hynë nga vendi. vendi nuk do të ketë më zonat të kuqe dhe të gjelbra por lëvizja e qytetarëve dhe e mjeteve do të lejohet në të gjithë territorin.
Nga 1 qershori do të hapen çerdhe dhe kopshte,  kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.
Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Â
Por pas 1 qershorit do të vijojë të qëndrojë i mbyllur transporti publik,   aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji.
Hiqen fashat e orarit në fundjavë, por dhe kjo do të jetë e mbyllur për lëvizjen e qytetareve dhe makinave  në zonat e kuqe dhe të gjëlbërta.