Presidenti Meta tha se pret nga palët politike të arrijnë një konsensus për reformën zgjedhore dhe se nëse ndodh do ta firmosë menjëherë kodin e ri, por nëse nuk ka konsensus dhe reforma kalon në mënyrë të njëanshme atëherë do e kthejë për rishikim, por nuk mund të bëjë më shumë se kaq. Meta tha se nëse nuk ka konsensus për reformën nuk ka as integrim.
"Ju keni kuptim se çdo të ndodhë me ndryshimet në Kodin zgjedhor. Atëherë duhet të keni të qartë, sikur u kam thënë vjet se nëse nuk do të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse Shqipëria do të ngelë në klasë dhe mori në qafë Maqedoninë. Shpresoj shumë se ka një progres për këshillin polik dhe mesi po pres të duartrokas këtë konsensus. Kudo që të jem do të kthehem menjëherë që të firmosë konsensusin e tyre dhe të lajmërojë të gjithë botën e kjo është një arritje shumë e madhe. Nëse palët nuk bien dakord do të shoh se si do miratohet në mënyrë të njëanshme apo është në përputhje me Kushtetutën, me rekomandimet mundësia ime është veta ta kthejë njëherë për reflektim, por kaq, por se si veprojnë nuk është më në dorën time. Por nëse është me konsensus që të gjithë mezi po e presin dhe dy ditë kanë ngelur por dhe ën mënyrë të njëanshme nuk do të habitesha.", tha Meta