Top News - Koronavirusi/ Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani

2020-06-03 0

Gjermania ka regjistruar 741 raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.


Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në mbi 180 mijë. Autoritetet shëndetësore njoftuan se 39 pacientë tjerë kanë vdekur si pasojë e efekteve të sëmundjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 8,450.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 është pothuajse dyfish më i lartë, krahasuar me shifrat e ditëve të fundit, ndërsa numri i vdekjeve mbetet afërsisht në të njëjtin nivel. Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Gjermania aktualisht po lehtëson masat e izolimit, por zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se mund të ketë një përhapje tjetër të virusit.

Më 27 maj, kancelarja gjermane, Angela Merkel porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse.

?Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë?, u tha ajo gazetarëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AngelaMerkel#Germany#TopChannel