Ora News - Lë qelinë e burgut Moisi Habilaj, Apeli në Itali i cakton arrestim shtëpiak

2020-06-03 1

#tvora #rtvoranews
Ka lënë qelinë e burgut në Itali shqiptari Moisi Habilaj, kushëriri i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Ai u arrestuar më nëntor të 2017 në kuadër të operacionit "Rosa DEI venti" i akuzuar së bashku me vëllain e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Sicili, drogë me vlerë 20 milionë euro.

Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit e Katanjias.

Më 15 maj 2020 është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e apelit ku avokatët mbrojtës kanë kërkuar për Moisi Habilaj, zëvendësimin e masës së arrestit në arrest shtëpiak , kërkesë që është pranuar dje nga Gjykata e Apelit e Katanjias.

Një vit më parë në qershor të 2019, në procesin gjyqësor të shkallës së parë, Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj si burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, trafik armësh e si kreu i një organizimi të strukturuar kriminal.

Avokatët e tij Maria Caltabiano e Francesco Strano Tagliareni apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Pas 954 ditë burg, Moisi Habilaj ka lënë qelinë e është nën urdhër arresti shtëpiak në një banesën e një kushëriri të tij i pa përfshirë në vepra penale, në komunën San Michele di Ganzaria në provincën e Catanias.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/le-qeline-e-burgut-moisi-habilaj-apeli-ne-itali-i-cakton-arrestim-shtepiak

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange