Supë krem pule me qiqra
Përbërësit:
200 gr fileto pule
1 qepë të vogël
1 patate mesatare
1 kungull të njomë
1 filxhan çaj me qiqra të ziera
1 lugë gjelle gjalp
pak vaj ulliri
kripë, piper të zi, arrë moskat
2-3 lugë gjelle pana
Përgatitja:
Fillimisht në një tenxhere shtojmë gjalp dhe vaj ulliri dhe kaurdisim mishin të prerë në kubikë të vegjël. Së bashku me qepën I përziejmë derisa mishi të zbardhet dhe qepa të zbutet.Shtojmë patatet në kubikë të vegjël, kungujt e prerë në kubikë, I përziejmë dhe shtojmë lëngun e perimeve ose të pulës apo ujë të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe I lëmë të ziejnë për 10 minuta. Shtojmë qiqrat dhe i lëmë sëbahsku të ziejnë dhe për 5 minuta të tjera. Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në krem duke shtuar pak pana, piper të zi, dhe arrë moskate shërbejmë në kubikë bukë të thekur.